KONFERENCA E JAVËS SË KRENARISË: 10 VJET KRENARI, REZISTENCË DHE VEPRIM
4 QERSHOR
10:00 – 12:00
Sirius Hotel, Prishtinë
Java e Krenarisë Prishtina Pride 2026 shënon një moment historik: dhjetë vjet organizim publik, rezistencë kolektive, kujtesë politike dhe ndërtim të lëvizjes për të drejtat e personave LGBTIQ+ në Kosovë. Konferenca e këtij viti, “10 vjet krenari, rezistencë dhe veprim,” do të reflektojë mbi rrugëtimin e lëvizjes LGBTIQ+ në Kosovë përmes zërave të aktivistëve/eve, anëtarëve/eve të komunitetit, përfaqësuesve/eve institucionalë/e dhe partnerëve që kanë mbështetur luftën për barazi, dinjitet dhe liri gjatë dekadës së fundit. E frymëzuar nga slogani “Barazi ose Revoltë,” konferenca shtron pyetjen se çfarë do të thotë të mbijetosh, të organizohesh dhe të mos dorëzohesh — për dhjetë vjet me radhë.
Ngjarja është e hapur për të gjithë.
Performancë artistike: Dy trupa Ms. Indefinite 3 QERSHOR 17:00 Kometë, Ulpianë, Prishtinë Dy Trupa është një performancë e frymëzuar nga vepra ikonike “The Two Fridas” e Frida Kahlo-s, e ri-konceptuar si një takim mes trupit fizik dhe trupit të projektuar....
INTERVENIMI ARTISTIK: Anatomia e Heshtjes Agnes Nokshiqi & Donikë Ahmeti 2 QERSHOR 15:20 – 16:20 Në oborrin e Ministrisë së Arsimit, Prishtinë Anatomia e Heshtjes është një pjesë performance me dy interpretues që ekspozon se si refuzimi institucional...
LET’S PRIDE Performancë në gitarë: Doruntinë DJ: Vesë 1 QERSHOR 21:00 Juno’s Social Hub, Prishtinë Let’s Pride është momenti ku Java e Krenarisë hapet me muzikë, ngrohtësi dhe bashkim. Si një nga takimet më të dashura të Pride, kjo mbrëmje na...
EKSPOZITË KOLEKTIVE: NORMAL LOVE 4 QERSHOR 19:00 Ish Biblioteka Hivzi Sylejmani - CNP, Prishtinë Ekspozita ‘Normal Love’ vjen si nevojë e një ballafaqimi të pareshtur me absurditetin e qëndrimeve të diktuara nga përvetësimi i një sistemi të tërë...
HAPJA ZYRTARE E JAVËS SË KRENARISË 1 QERSHOR 18:00 Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, Prishtinë Java e Krenarisë 2026 hapet zyrtarisht me një ceremoni që bashkon përfaqësues/e institucionalë/e, partnerë ndërkombëtarë, organizata të shoqërisë civile...